Në mbrëmjen GALA, të organizuar nga ekipi i UNDP-së, më 24 tetor 2023, FIX PRO u përzgjodh si një nga kompanitë pionere në Shqipëri, që përqafon qëllimet e Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qëndrueshëm. 

Ky vlerësim vjen së bashku me 20 vjetorin e kompanisë FIX PRO dhe është një motivim më tepër drejt angazhimit tonë, si për qasjen miqësore ndaj mjedisit, ashtu edhe për marrjen e përgjegjësisë sociale dhe komunitare, përmes punës sonë dhe inovacionit.  

FIX PRO u është mirënjohës klientëve dhe partnerëve për besimin. Mbetemi të angazhuar të ofrojmë tek konsumatori produkte me cilësi dhe siguri maksimale dhe jemi të vendosur ta bëjmë biznesin më të qëndrueshëm dhe më të denjë, në nivel kompanie dhe në nivel mbarë shoqëror.

Falenderime dhe mirënjohje për ekipin SDG Business Pioneers Albania si edhe për ambasadën suedeze, që mbështet këto projekte, me përkrahje të posaçme financiare dhe me modelin që Suedia sot përfaqëson.