Pariza Tost

Përbërësit

Mish i zgjedhur viçi

Mish i zgjedhur derri

Djathë guda

Mënyra e përpunimit

 

Produkti të konsumohet i ftohtë ose i trajtuar termikisht.

 

Të ruhet në temperaturën 2-5˚.

 

Konsumohet kryesisht për mëngjes dhe në vaktet ndërmjetëse të ditës.

Receta

Sanduiç me proshutë, djathë dhe vezë

Për 2 sanduiçë

6 feta bukë tosti

6 lç majonezë

1 lç mustardë

6 feta djathë tosti

6 feta proshutë cotto

3 vezë

½ gotë qumësht

Kripë dhe piper i zi

3 kuba gjalp

Vendosim në dërrasën e kuzhinës së punës 3 feta bukë tosti. Në një tas vendosim majonezë dhe e përziejmë atë me 1 lugë çaji mustardë dhe e përziejmë mirë. Të 3 fetat e bukës i lyejmë hollë me përzierjen e krijuar. Mbi secilën fetë të lyer me majonezë, vendosim nga një fetë djathë e më pas vendosim një fetë proshutë, ose 2 nëse janë shumë të holla. Bashkojmë 2 fetat e para njëra përmbi tjetrën. Fetën e 3 e vendosim përmbys duke bashkuar djathin dhe proshutën. Vendosim një pjatë mbi tostin dhe ushtrojmë pak preion për ti ngjeshur ato. Përziejmë vezët+ qumshtin+ kripë dhe piper të zi. Lyejmë tostin nga të gjitha anët. Pasi të shkrijmë gjalpin, e skuqim atë nga 3 minuta në çdo anë. E presim në formë trekëndësh dhe e shërbëjmë.