Historia jonë

FIX PRO sh.p.k nisi të ushtrojë aktivitetin në fushën e sallamerisë prej vitit 2003. Ndërsa themeluesi i saj që nga viti 1992, filloi aktivitet si distributor ekskluziv i markave ndërkombëtare të erëzave, aromave dhe aditivëve për sallameritë e ndryshme.

 

Sipërmarrja me erëzat, aromat dhe aditivët e ndryshëm bëri të mundur që themeluesi z.Nesti Tarusha të krijonte dhe shpërndante anembanë Shqipërisë receta të shumëllojshme sallamrash në sallameri të ndryshme të mirënjohura të kohës.

Eksperienca e akumuluar në vitet e para pas 1990-tës me lëndët e para si dhe me artin e krijimit të recetave solli si rrjedhojë momentin e ndërmarrjes së një iniciative të guximshme për z.Tarusha në vitin 2003 duke themeluar sallamerinë “FIX” në qytetin e tij të lindjes, Korçë.

Tregu i sallamerive në atë kohë kishte 3-4 sallameri të tjera të cilat kishin konsoliduar pozitat në këtë sektor. Megjithatë për z.Tarusha ky fakt nuk përbënte pengesë për të iniciuar biznesin e tij, pasi baza dhe elementët kryesor si njohja dhe aktiviteti më lëndën e parë, arti i krijimit të recetave si dhe guximi për të penetruar në treg ishin pikat më të forta.

Shumë llojshmëria e produkteve me të cilat “FIX” hyri në treg dhe evoluimi i shpejtë brenda pak viteve dhe në shpërndarjen gjeografike të produkteve shoqëruar me recetat unike në shije dhe aroma të sallameve, bën të mundur që brenda një kohe relativisht të shkurtër sallameri “FIX” të renditej në kompanitë kryesorë në këtë industri.

 

Inovacioni ishte hapi i rradhës për tu konsoliduar drejt standardeve europiane përmes aplikimit të teknologjive më të fundit gjermane në këtë sektor si dhe imazhi i ri i kompanisë i zbatuar në të gjithë linjën e produkteve.

Këtu mund të shkarkoni katalogun e kompanisë FIX

Shkarkoni Katalogun HORECA

Download HORECA Catalog


Të ngjashëm

Lexo të gjitha

NJË VËZHGIM I PRAKTIKAVE TË QËNDRUESHME...

Ndonëse e themeluar si një kompani tregtare erëzash dhe...

Lexo më shumë

20 Vjetori i FIXPRO

Dy dekada të mrekullueshme plot pasion dhe sfida te...

Lexo më shumë

Vlerësimi i sipërmarrjeve të qëndrueshme

Në mbrëmjen GALA, të organizuar nga ekipi i UNDP-së, më...

Lexo më shumë

SALÇIÇE DHIE NGA “FIX”! Nuk ka...

Kompania “FIX” si gjithmonë “UNIKE” për krijimin e recetave...

Lexo më shumë

FIX DELIKATESË! Inaugurimi i dyqanit unik...

Pa dyshim që atraksionit turistik të Korçës mund të...

Lexo më shumë

Fabrika e re e prodhimit e...

Ky investim shërben si garanci jo vetëm për përmbushjen...

Lexo më shumë

IMAZHI I RI I KOMPANISË FIX!...

Kompania FIX ka nisur prej muajit Prill të 2021...

Lexo më shumë