Hungarez Krudo

Përbërësit

Mish i zgjedhur viçi

Mish i zgjedhur derri

Erëza të zgjedhura, kultura fermentimi

Shoqërohet me:

Verë të kuqe

Djathë

Mënyra e përpunimit

 

Specialitet i kompanise

 

Recetë tradicionale Hungareze

 

I tymosur

 

I stazhionuar në ambiente me lagështi relative të ajrit të kontrolluar (35-40 ditë)

 

Produkt i stazhionuar deri në 58 % lagështi

Receta

Tavë me Sallam Chorizo

Jeni në kërkim të një pjate të veçantë dhe shumë të shijshme? Mjafton të zgjidhni sallamin si produkt bazë dhe të ndiqni udhëzimet e recetës dhe një tavë me sallam dhe perime, do të jetë dreka ose darka juaj më e mirë. Zgjidhni një prej llojeve të sallamit FIX dhe receta juaj do të ketë shije të garantuar.
Për këtë ju duhet:

500 gr sallam;

1 spec i verdhë;

4 qepë (të kuqe);

400 gr domate;

250 ml lëng perimesh;

1 lugë çaji borzilok dhe piper i zi.

Furra duhet të jetë e ndezur në temperaturën 220 gradë. Vendosni copat e sallamit në një enë për pjekje. Shtoni mbi to qepët e prera në feta mesatare dhe rregullojini me pak piper të zi. Vendosini në furrë të piqen për rreth 20 minuta. Uleni furrën më pas në temperaturën 180 gradë dhe shtoni mbi to domatet e prera dhe lëngun e perimeve.
Hidhni mbi të borzilokun e prerë hollë dhe përziejini ngadalë që përbërësit të kombinohen mirë me njëri-tjetrin.
Rikthejini sërish në furrë dhe lërini të piqen edhe për rreth 20 minuta të tjera. Spërkatini me borzilokun e mbetur dhe mund t’i shërbeni me bukë me hudhra. FIX ju ndihmon për shije të papërsëritshme dhe mbi të gjitha shëndeti juaj është i garantuar.