Fix
si
Qëmoti

Tradita e sallamerisë “FIX” e kombinuar me pasionin për ti ofruar një xhevahir Pazarit të Vjetër të Korçës në industrinë e shërbimit ushqimor dhe argëtimit, solli restorantin dhe zgarën më unike në këtë qytet dhe jo vetëm, "Fix Si Qëmoti". Tashmë pjesë e “FIX Group”, restoranti dhe zgara “Fix Si Qëmoti” synon të shtrij shijen dhe unikalitetin e saj dhe në qytete të tjera të Shqipërisë duke shpërndarë kështu më së miri traditën korçare të kulinarisë si dhe recetat unike të saj.