
Fabrika

Investimi madhor i sallameri “FIX” jo vetëm në industrinë e sallamerisë por edhe në industrinë shqiptare në tërësi përbën një nga asetet kryesore të kësaj kompanie. Me një sipërfaqje totale prej 4,500 m² janë plotësuar standardet europiane për garantimin e kushteve të punës për një produkt sa më cilësor dhe me një cikël prodhimi të specializuar.
Ky investim shërben si garanci jo vetëm për përmbushjen e standardeve europiane të cilësisë, kontrollit ushqimor por edhe monitorimit të produktit, duke bërë të mundur që prodhimi “made in Albania” i “FIX” të ketë qasje tek konsumatori europian dhe jo vetëm. Teknologjia e kompanive më të mirënjohura gjermane për sistemet e cilësisë dhe menaxhimit të kontrollit në procesin e prodhimit ka sjellë mbylljen e ciklit të gjurmueshmërisë së produktit deri tek konsumatori fundor.


Të ngjashëm

Lexo të gjitha