Ky investim shërben si garanci jo vetëm për përmbushjen e standardeve europiane të cilësisë, kontrollit ushqimor por edhe monitorimit të produktit, duke bërë të mundur që prodhimi “made in Albania” i “FIX” të ketë qasje tek konsumatori europian dhe jo vetëm. 

Teknologji bashkëkohore gjermane për sistemet e cilësisë dhe menaxhimit të kontrollit në procesin e prodhimit që mundësojnë mbylljen e ciklit të gjurmueshmërisë së produktit deri tek konsumatori fundor. Shkrirja e mjeshtërisë së profesionistëve të “FIX” me recetat unike të cdo produkti sot përmes këtij investimi mund të kapërcej kufijtë e Shqipërisë pa asnjë hezitim. 

Kombinimi i dijeve të ekspertëve më të mirë europian në këtë industri me pasionin dhe guximin për të mos bërë asnj kompromis me kualitetin, e rendisin “FIX”-in një ndër kompanitë me pëlqyeshmërinë më të lartë tek konsumatorët shqiptar.

Eksperti gjerman Hans Naue Schuetz shprehet:

“Unë quhem Hans Naue Schuetz, jam Menaxher dhe teknolog i Moguntia Food Group për rajonin. Jam i lumtur dhe krenar për bashkëpunimin me kompaninë FIX për zhvillimin e produkteve të saj me cilësinë më të lartë përmes mbështetjes me lëndë të para që e ndihmojnë FIX të sjelli risi në treg.”

‏‏‎ ‎