Ndonëse e themeluar si një kompani tregtare erëzash dhe aditivësh ushqimorë, nga viti 1992 deri në 2002, FIX PRO u transformua në një kompani të përpunimit të mishit dhe prodhimit të sallameve nën markën FIX në 2003. Qëllimi i kompanisë është të jetë lider në industrinë e përpunimit të mishit dhe prodhimit të sallameve, duke ofruar produkte me cilësi të lartë, të aksesueshme për të gjitha grupet sociale. Me kalimin e viteve, kompania ka zgjeruar ambientet e saj nga 1,000 m² në 2008 në 5,000 m² në 2023 me tipar kryesor qëndrueshmërinë, duke krijuar mundësi punësimi me kushte të mira pune (SDG 8). Duke i dhënë përparësi mirëqenies së fuqisë punëtore, kompania kontribuon në një mjedis pune pozitiv dhe nxit një ndjenjë përkushtimi dhe besnikërie midis punonjësve të saj.
Si pjesë e angazhimit për të ndihmuar njerëzit në nevojë, FIX PRO mbështet familjet e policëve të vrarë në krye të detyrës, fëmijët me sindromën Down, familjet vendase, të moshuarit e vetmuar dhe ata që jetojnë në varfëri. Kompania ofron pajisje shkollore falas për fëmijët e punonjësve dhe 100 g sallam në ditë falas për punonjësit e saj.
FIX- gjithashtu, ofroi ndihmë të shtuar shëndetësore gjatë pandemisë dhe kujdeset që të sigurojë rritje të rregullta vjetore të pagave, për të siguruar (të paktën) një pagë jetese për punonjësit e saj. Ndikimi i iniciativave të FIX-it është i dukshëm në fusha të ndryshme, duke i dhënë përparësi shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve (SDG 1, 3).
Për sa i përket strategjisë, kompania fokusohet në prodhimin e produkteve me cilësi të lartë duke respektuar politikat e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimin e mbetjeve dhe trajtimin e ujit. FIX-i ka investuar në një impiant për trajtimin e ujit dhe planifikon të dyfishojë kapacitetin e tij. Ai gjithashtu i përdor mbetjet e kartonit nga lëndët e para, për t’i ricikluar për ngrohje. Këto investime dhe veprime demonstrojnë përkushtimin e kompanisë ndaj parimeve të ekonomisë qarkulluese dhe qëndrueshmërisë mjedisore (SDG 10, 11, 12, 13, 14, 15; Global Agenda, GA, 46). Për inovacionin, FIX-i ka një departament të Kërkimit dhe Zhvillimit që mbështet inovacionet teknologjive dhe zhvillimin e produkteve të reja. Kompania ka investuar në një laborator të kontrollit të cilësisë së produktit. Aktualisht, ajo po synon certifikim CE, që tregon përputhshmërinë me standardet evropiane (SDG 4, 5, 8).
Për më tepër, FIX PRO po forcon imazhin e vet pozitiv, si brenda vendit ashtu edhe në të gjithë rajonin. Ka bërë investime në burimet njerëzore, duke përfshirë një rrjet teknologësh që ofrojnë ekspertizë, dhe gjithashtu ka anëtarë të stafit të specializuar në përdorimin e sistemit gjerman të gjurmueshmërisë, i cili gjurmon produktet nga origjina deri në shitje. FIX-i është angazhuar në furnizimin me dhi, për të siguruar një zinxhir të sigurt furnizimi (SDG 4, 5, 16, 17; GA 45). Ndryshe nga shumë përpunues të mëdhenj që mbështeten vetëm tek mishi i importuar për operacione e tyre, FIX-i merr një qasje proaktive duke i siguruar furnizimet e tij edhe brenda vendit. Kjo tregon përkushtimin e fortë të kompanisë për zhvillimin e sektorit të prodhuesve të vegjël brenda Shqipërisë. Duke mbështetur dhe promovuar prodhuesit vendas, kompania jo vetëm që forcon ekonominë vendase bujqësore, por gjithashtu kontribuon në qëndrueshmërinë e prodhuesve të vegjël.
Për ta përmbledhur, qëllimi i FIX-it është të jetë një kompani lider në përpunimin e mishit dhe prodhimit të sallamit, ndërsa strategjia e saj fokusohet në produkte me cilësi të lartë, mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve. Kompania demonstron inovacion përmes kërkimit dhe zhvillimit dhe investimeve në sisteme dhe laboratorë. Ndikimi i FIX-it vërehet në kontributin e tij në punësim, uljen e varfërisë midis punonjësve dhe angazhimin për mirëqenien e punonjësve. Së fundmi, FIX-i përpiqet të projektojë një imazh pozitiv përmes investimeve të tij në burimet njerëzore dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit.
Shënim: Ky rast studimor është pjesë e raportit që ka për bashkëautor FAO Albania-n. Ky publikim bazohet në studimin dhe kërkimin e kryer në kuadër të kuadrit të projektit të përbashkët të OKB-së “Partneritetet e biznesit dhe zgjidhjet për SDGs”, financuar nga Suedia, përfaqësuar nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) për Fondin e Përshpejtimit të SDG-ve të OKB-së në Shqipëri: “RAPORTI I VLERËSIMIT – Vlerësimi cilësor i parimeve dhe praktikave pozitive të SDG-ve, të miratuara nga aktorët kryesorë në sektorin e agropërpunimit, në Shqipëri, 26 dhjetor 2023”.
Photo courtesy: UNDP in Albania