Kompania FIX ka nisur prej muajit Prill të 2021 tu ofroj konsumatorëve një identitet të ri, një filozofi të re, e përmbledhur jo thjesht në një logo të re, por në një vizion të ri.
Një investim i jashtëzakonshëm financiar për një kompani shqiptare në atë që njihet si procesi i “Rebranding” ose identiteti i ri vizual i kompanisë duke nisur që nga logo e re, ridizenjimi i paketimeve të produkteve dhe element të tjerë identifikues të kompanisë të cilat kanë pësuar transformim.
Paketime unike, të cilat rrjedhin nga bashkimi i një grupi elementesh tipografik të punuara për të siguruar lexueshmërinë dhe qartësinë e informacionit, por edhe delikatesën dhe pastërtinë e markës.
Veçoria e produkteve të “FIX”, të cilën klientët e kanë degustuar dhe konsumuar prej 17 vitesh është pikërisht unikaliteti që cdo produkt i “FIX” përcjell përmes recetës unike të tij. Larmishmëria e aromave, kombinimi magjik i erëzave dhe trajtimi profesional i stafit në cdo proces, i bëjnë të gjitha produktet të vecanta.
Falenderojmë gjithsecilin prej jush që na ka besuar prej vitesh në cilësinë dhe garancinë e padiskutueshme të produkteve të “FIX dhe për më tepër të atyre që na kanë bërë lider në cilësi siç është shija dhe freskia unike e Pançetës së Tymosur, kombinimi perfekt i erëzave dhe procesit të fermentimit tek produktet krudo si “Kabanos Special i Thatë”, “Chorizo” dhe Hungarezi, mozaiku dhe shija speciale e “Proshutës së Tymosur” dhe “Proshutës së Gjelit të Detit” si dhe “patenta” ekskluzive e sallamit “Si Qëmoti” që mbart recetën tradicionale shqiptare aq të preferuar nga shumë prej jush.
Në epilog, shkrirja e sloganit të ri mbi logon dhe në paketimet e reja vjen në formën e nënshkrimit duke simbolizuar përmes firmës cilësinë dhe garancinë si dy kryefjalët e familjes së “FIX” që nga dita e parë e krijimit të saj.
FIX – Shija e familjes!
Domethënia e logos së re të FIX:
1. Jashtëzakonisht e guximshme, e drejtpërdrejtë dhe unike, logo e re e bën markën të njihet menjëherë.
2. Një element dizajni që nxjerr në pah përvojën e produktit dhe shton të gjithë përbërësit e nevojshëm për t’u bërë një mjet i suksesshëm dhe dinamik i marketingut.
3. Logoja shndërrohet në theksimin e përvojës së ç’paketimit të produktit.
4. Slogani është i shkruar me dorë duke shtuar një ndjenjë humane në formën e nënshkrimit.