Historia jonë
FIX PRO sh.p.k nisi të ushtrojë aktivitetin në fushën e sallamerisë prej vitit 2003. Ndërsa themeluesi i saj që nga viti 1992, filloi aktivitet si distributor ekskluziv i markave ndërkombëtare të erëzave, aromave dhe aditivëve për sallameritë e ndryshme.
Sipërmarrja me erëzat, aromat dhe aditivët e ndryshëm bëri të mundur që themeluesi z.Nesti Tarusha të krijonte dhe shpërndante anembanë Shqipërisë receta të shumëllojshme sallamrash në sallameri të ndryshme të mirënjohura të kohës.
Eksperienca e akumuluar në vitet e para pas 1990-tës me lëndët e para si dhe me artin e krijimit të recetave solli si rrjedhojë momentin e ndërmarrjes së një iniciative të guximshme për z.Tarusha në vitin 2003 duke themeluar sallamerinë “FIX” në qytetin e tij të lindjes, Korçë.
Tregu i sallamerive në atë kohë kishte 3-4 sallameri të tjera të cilat kishin konsoliduar pozitat në këtë sektor. Megjithatë për z.Tarusha ky fakt nuk përbënte pengesë për të iniciuar biznesin e tij, pasi baza dhe elementët kryesor si njohja dhe aktiviteti më lëndën e parë, arti i krijimit të recetave si dhe guximi për të penetruar në treg ishin pikat më të forta.
Shumë llojshmëria e produkteve me të cilat “FIX” hyri në treg dhe evoluimi i shpejtë brenda pak viteve dhe në shpërndarjen gjeografike të produkteve shoqëruar me recetat unike në shije dhe aroma të sallameve, bën të mundur që brenda një kohe relativisht të shkurtër sallameri “FIX” të renditej në kompanitë kryesorë në këtë industri.
Inovacioni ishte hapi i rradhës për tu konsoliduar drejt standardeve europiane përmes aplikimit të teknologjive më të fundit gjermane në këtë sektor si dhe imazhi i ri i kompanisë i zbatuar në të gjithë linjën e produkteve.
Shkarkoni Katalogun HORECA
Download HORECA Catalog