Sallam Sakson
Përbërësit
Mish i zgjedhur viçi
Mish i zgjedhur derri
Erëza të zgjedhura
Shoqërohet me:
Birrë
Mënyra e përpunimit
I zier, i tymosur
Simite me djathë dhe sallam
PĂ«r brumin e simites:
250 ml qumësht i vakët
1 lç maja e thatë
1 lgj sheqer
1 lç kripë
1 e bardhë veze
30 ml vaj
450-500 gr miell
Mbushja:
6 lk ketchup
100 gr djathë pice
360 gr sallamÂ
1 domate
1 spec jeshil
1 e verdhë veze
1 lgj qumësht
PĂ«rgatitja:
Në një tas vendosim qumështin e vakët. Shtojmë në të 1 lugë supe maja të thatë, sheqer, vaj, një të bardhë veze e kripë dhe i përziejmë bashkë. Më pas shtojmë pak nga pak miellin dhe fillimisht e përziejmë me lugë druri e më pas lidhim brumin duke e punuar pak me duar. E vendosim në një tas dhe e mbulojmë duke lënë brumin të pushojë për 20- 30 minuta.
Pasi tĂ« kalojĂ« kjo kohĂ«, e punojmĂ« brumin shumĂ« pak dhe e ndajmĂ« nĂ« 6 lulaçë tĂ« barabartĂ«. I japim formĂ«n e rrumbullakĂ«t dhe i vendosim nĂ« njĂ« tepsi ku mĂ« parĂ« kemi shtruar letĂ«r pjekje. I lĂ«mĂ« tĂ« pushojnĂ« dhe 10 minuta tĂ« tjera.Â
Pas 10 minutave me fundin e një gote bëjmë nga një gropë në qendër të simites duke e shpuar më pas me pirun. Vendosim në këto gropëza nga një lugë kafe ketchup. Lyejmë pjesët anësore të simites me të verdhë veze të përzierë me një lugë gjelle qumësht. Vendosim nga pak djathë të grirë hollë e më pas anash gropëzës vendosim feta sallami. Në qendër shtojmë nga pak domate të prerë në kubikë, pak speca nëse preferoni e në fund përsëri pak djathë të grirë hollë. I vendosim në furrën e parangrohur më parë në temperaturën 180 gradë për 20-25 minuta.