


Salçiçe Speciale
Përbërësit
Mish i zgjedhur viçi
Mish i zgjedhur pule
Erëza të zgjedhura
Shoqërohet me:
Djathë
Birrë
Mënyra e përpunimit
I zier, i tymosur
Kulaç i mbushur me djathë, salçiçe dhe ullinj
Në një tas vendosim 250 ml ujë të vakët, 250 ml qumësht të vakët, 1 lugë sheqer, dhe 1 lugë maja birre të thatë. I përziejmë të gjithë këta përbërës dhe shtojmë 60 ml vaj luledielli, 1 lugë çaji kripë, 2 vezë, 400 gr miell, ½ lugë kafe piper të zi. Përziejmë mirë brumin dhe e lëmë të pushojë 30 min.
Presim në kubikë të vegjël djathin cheddar, mozzarellën, djathin e bardhë dhe salçiçet e pulës. Ullinjtë i presim në unaza.
Lyejmë tepsinë me gjalpë, e pudrosim me pak miell dhe shtojmë në tavë ½ e brumit, e nivelojmë mirë në tepsi.
Shpërndajmë të gjithë përbërësit e mbushjes, djathin, salçiçet, sallamin dhe ullinjtë, dhe i mbulojmë me pjesën tjetër të brumit që mbeti. E spërkasim në fund me një lugë fara susami dhe e vendosim në furrë në temperaturën 190 gradë për 25 minuta.