


Si qëmoti
Përbërësit
Mish i zgjedhur derri
Mish i zgjedhur viçi
Shoqërohet me:
Djathë
Birrë
Mënyra e përpunimit
Prodhuar sipas mënyrës tradicionle të krahinës
Marinim i veçante (24 orë)
Tymosur në mënyrë tradicionale nga një përzierje drurësh të ndryshëm.
I trajtuar nga një proces i veçantë termik

Byrek me sallam si qëmoti
1 pako peta
250 gr sallam si qëmoti
2 speca
150 gr djathë i bardhë
150 gr djathë kaçkavall
2 kokra vezë
200 ml qumësht (1 gotë)
Vaj ulliri
Kripë dhe piper (sipas dëshirës)
Presim në kubikë sallamin, specat dhe djathin. Vendosim në një tas specat dhe djathin e bardhë dhe në një tas tjetër bashkojmë sallamin me kaçkavallin.
Rrahim vezët në një tas dhe shtojmë në të 6 lugë gjelle vaj ulliri. I përziejmë sëbashku dhe shtojmë pak nga pak qumështin, duke e trazuar vazhdimisht. Po ashtu shtojmë dhe kripë dhe piper të zi. Byrekut do t’i japim formën e një keku, prandaj dhe do ta pjekim në një tavë keku. Lyejmë tavën me vaj dhe në fillim vendosim dy petë, duke i rrudhosur dhe duke i nxjerrë nga anët e tavës. Shpërndajmë mbi të speca dhe djath e më pas i mbulojmë me një petë të rrudhosur. E spërkatim me qumështin e trazuar me vaj dhe vezë dhe shpërndajmë sallamin dhe kaçkavallin. Mbulojmë përsëri mbushjen me një petë të rrudhosur, e spërkatim përsëri me qumështin e përzierë, dhe kështu na u formuan 2 shtresa. Kështu vazhdojmë me shtresat, duke i alternuar njëherë specat me djathë e më pas sallamin me kaçkavall. Mund të shtroni edhe dy petë e më pas shtroni mbushjen. *Kjo është në dëshirën tuaj).
Në fund, petët e para që i vendosëm anës tavës, i kthejmë dhe bëjmë mbylljen e byrekut në formë keku. Spërkatim përsëri me përzierjen me qumësht dhe vendosim tepsinë në furrë, në temperaturën 180 gradë për 30-35 minuta. Pasi të piqet e mbulojmë 10 minuta, e më pas e kthejmë në pjatancë.